BE-ja diskuton sot për dialogun Kosovë-Serbi

BE-ja diskuton sot për dialogun Kosovë-Serbi

Të hënën do të mbahet takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ndër temat që do të trajtohen do të jetë edhe dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell.

Ky takim zhvillohet në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme.

Përpos temës së Kosovës do të trajtohen edhe temat si marrëdhëniet aktuale, Bjellorusia, Rusia, Amerikane Latine dhe Karaibet dhe tema tjera të pacaktuara. /Insajderi.com