BE-ja jepë detaje të vizitës së Lajçakut në Kosovë

BE-ja jepë detaje të vizitës së Lajçakut në Kosovë

I dërguari për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet më gjithë liderët partiakë në Prishtinë.

Vizita dy ditore e Lajçakut vjen pas raportimit që kishte para ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, të hënën.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka publikuar detajet e agjendës së emisarit evropian.

“Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian (PPBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, vjen për vizitë sot në Kosovë. Gjatë vizitës së tij nga 13 deri më 15 tetor, ai do të takohet me të gjithë udhëheqësit politikë, komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. PPBE-ja planifikon të diskutojë përparimin e bërë që nga rinisja e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja në muajin korrik, si dhe hapat e ardhshëm në negociatat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Bashkimit Evropian.

Në ora 16:30 do përfaqësuesi i BE-së do të takohet me kreun e ekzekutivit, Avdullah Hotin. /Insajderi.com.