Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, tha se është pro iniciativës së “Ballkanit të Hapur”, përcjell Insajderi.com.
Përmes një lidhje direkte me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev që janë mbledhur në Tiranë, ai i ka ftuar shtetet tjera të Ballkanit që t’i bashkohen iniciativës.
“Kam qenë gjithmonë i prirur shumë pozitivisht ndaj këtij propozimi. Së pari u quajt mini-schengen. Më pas u përpoqëm brenda procesit të Berlinit dhe u krijua me Tregun e përbashkët rajonal, por për fat të keq me disa zgjedhje në rajon u la mënjanë. E konsideroj këtë iniciativë një pasardhëse apo një zëvendëse derisa të jenë të gjithë vërdallë tryezës.
Ndërkaq, në këtë mbledhje, Rama ka përsëritur thirrjen që edhe shtetet tjera duhet të jenë pjesë e iniciativës.
Në hyrje të fjalimit të tij, në krah të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Rama i ka bërë ftesë Kosovës, Mali të Zi e Bosnjë Hercegovinës që të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur.
Ai ka ritheksuar se “iniciativa, është në fakt organi që mundëson zhvillimin e Procesit të Berlinit”./Insajderi.com