BE-ja po e ndihmon Norvegjinë në transportimin e vaksinave anti-COVID

BE-ja po e ndihmon Norvegjinë në transportimin e vaksinave anti-COVID

Bashkimi Evropian është duke e ndihmuar Norvegjinë në transportimin e 180 mijë vaksinave AstraZeneca për Kosovën.

Kështu, 75 për qind e shpenzimeve të transportimit të këtyre vaksinave mbulohen nga BE.

Komisionerit për Menaxhim të Krizave, Janez Lenarçiq, e falënderoi Norvegjinë për ofertën bujare ndaj Kosovës.

“E falënderoj Norvegjinë për ofertën bujare të saj për Kosovën. Qendra jonë e Koordinimit të Reagimit ndaj Emergjencave është e gatshme të ndihmojë për ta lehtësuar ndarjen e mëtejshme të vaksinës”, u shpreh Lenarçiq”.

Shtoi se “vetëm së bashku arrijnë mposhtjen e Coronavirusit”, dhe tregoi për shpërndarjen e vaksinave nga Bashkimi Evropian.

“Deri më sot, Shtetet Anëtare të BE-së kanë ndarë mbi 2.5 milionë doza të vaksinave me vendet jo anëtare të BE-së përmes Covax-it dhe Mekanizmit të Mbrojtjes Civile. Kjo përfshin, për shembull asistencën e kanalizuar përmes Qendrës së Koordinimit të Reagimit ndaj Emergjencave, siç janë mbi 400,000 doza të vaksinave nga Rumania në Moldavi, mbi 50,000 nga Rumania në Serbi, 10,000 nga Kroacia në Butan dhe 55,000 nga Holanda në Suriname”. /Imsajderi.com