Përfshirja më aktive e Amerikës në dialogun në mes të Kosovës e Serbisë ka krijuar përshtypjen sikur tashmë janë dy aktorë që projektojnë zgjidhje për dy venet ballkanike. Në njërën anë Bashkimi Evropian dhe në anën tjetër SHBA-të.
Bashkimi Evropian nuk ka asnjë koment për njoftimin e emisarit amerikan, Richard Grenell, se me 27 qershor do ketë një takim në mes të Kosovës e Serbisë në Uashington, njofton Insajderi.
Zëdhënësja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dinka Zhivalj, e pyetur për statusin e Grenell në Twitter, ka thënë se nuk dëshiron ta komentojë.
“Ne nuk i komentojmë aktivitetet e të tjerëve”, ka thënë Zhivalj për Radio Evropa e Lirë.
Ajo më shumë ka folur për vizitën e përfaqësuesit ë BE-së dhe vizitën e tij në Kosovë.
Ka thënë se Miroslav Lajçak do të sjellë data konkrete për rifillim të dialogut./Insajderi.com