Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar për çështjen e pezullimit të adresave të shqiptarëve që banojnë në Serbi, njofton Insajderit.
Von Cramon ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që këtë çështje ta adresojë urgjentisht në Beograd.
“Ky është një problem i madh dhe duhet të adresohet urgjentisht në Beograd nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, Emisari Special Miroslav Lajçak dhe Komisioneri Oliver Varhelyi”, ka shkruar Von Cramon në Twitter./Insajderi.com