
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Ai këtu e ka përfshirë edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, raporton Tanjug, transmeton Shqip.com
“Duhet të bëjmë gjithçka për të rënë dakord dhe zbatuar”, tha Stano.
Ai nuk ka dashur të komentojë deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili në BBC ka thënë se “në opozitë apo pozitë nuk do ta lejojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Bashkimi Evropian ka qenë ndërmjetësues i marrëveshje mes Kosovës dhe Serbinë për targat.
Ky union e ka edhe një emisar për çështjen e dialogut, ai është Miroslav Lajçak.
Lajçak nuk ka treguar ndonjë datë që kur do të takohet Kurti e Aleksandër Vuçiq në Bruksel. /Shqip.com