BE mbyll dyert për Shqipërine e Maqedoninë Veriore: Asnjë pranim pa reformim

Bashkimi Europian ka vendosur të mbyllë dyert dhe të mos pranojë asnjë shtet brenda Unionit pa ndërmarrë më parë reformat brenda saj. Presidenti francez, Emannuel Macron tha në përfundim të samitit të liderëve të BE se nuk do të ketë hapje të negociatave as për Shqipërinë dhe as për Maqedoninë e Veriut, megjithëse pranoi se të dy shtetet kanë bërë progres në rrugën e reformave. Macron tha se më e rëndësishme është reformimi i BE, rishikimi i të gjithë procesit të zgjerimit dhe më pas vijimi me të. Ndërsa një problem që gjeti për Shqipërinë është çështja e azilkërkuesve, por tha se nuk është kjo arsyeja kryesore për mos hapjen e negociatave.

“Është bërë progres, por ende ka punë për të bërë. Dihet që po nuk u hapën dyer nuk do ketë më shpresë. Por duhet të finalizojmë reformat tona.

Dua të besoj për një Europë të përgjithshme. Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha dhe të gjitha këto reforma në kuadër të emrit të vendit të tyre. Ne e pranojmë që është bërë progres, por i gjithë progresi i duhur nuk është ende, ka disa situata që nuk janë ende të kontrolluara, ka probleme me emigrimin. Diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjitha për vizionin e Europës. Në fakt Bashkimi Europian ka disa probleme të brendshme, por para se të ndodhë procesi i zgjerimit ka nevojë për reformim të brendshëm.

Dihet që nëse nuk i hapim derën këtu, ndoshta nuk do të ketë përpjekje, por prapë kjo nuk mjafton. Duhet të finalizojmë reformat tona. Nëse ne do të vijojmë me reformat tona, atëherë mund të vijojmë më tej me procesin e zgjerimit, pasi nuk eshte thjesht hapja e dyerve ndaj këtyre vende. Duhet parë se ku qëndrojnë këto vende të cilat kërkojnë të bëhen pjesë e BE-së. Duhet t’i shohim këto vende që janë në proces. Duhet parë patjetër hapat e mëtejshëm se çfarë mund të bëjmë me këtë axhendë, procesi duhet parë i gjithi”, tha Macron.

Franca u bë shkak që liderët e BE të vendosin për të mos hapur edhe njëherë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.