Ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, ka thënë tha se që nga paraqitja e rasteve të para me Coronavirus në Kosovë, ka qenë një periudhë e vështirë për të gjithë, njofton Insajderi.
Pas arritjes së 24 mijë dozave të para në Aeroportin “Adem Jashari”, ai ka dhënë lajm pozitiv për vaksinat tjera.
Sipas tij, do të ketë edhe kontingjente të tjera të tyre që pritet të pranojë Kosova, javëve dhe muajve në vazhdim.
”Sot mund themi se është fillimi i fundit të COVID-19 në Kosovë. Kampanja e mirë e vaksinimit, mund të krijojë zgjidhje për problemin. Sot Kosova pranoi dorëzimin e 24 mijë dozave të para të vaksinave anti-COVID-19”, tha ai.
“Komisioni Evropian është duke bashkëpunuar edhe më tutje për të siguruar dorëzimin tjetër të vaksinave të radhës muajve në vazhdim”, u shpreh Serri.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan për këtë arritje sot, duke përmendur kështu institucionet e Kosovës dhe të tjera përfaqësi të vendit, njofton Telegrafi.
Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), Aleanca për Vaksina (GAVI), dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si bashkudhëheqës të programit ndërkombëtar COVAX, kanë për qëllim të shpërndajnë vaksina në vende të varfra.
Nga COVAX-i, në total Kosova do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca./Insajderi.com