Bashkimi Evropian ka ndarë 36 mijë vaksina si donacion për Serbinë, të cilat kjo e fundit do t’i marrë nga muaji maj deri në gusht, transmeton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një bisede telefonike me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, raporton Tanjug.
Von der Leyen ka konfirmuar mbështetjen e BE-së përmes shpërndarjes së vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Janë 36 mijë vaksina donacion i BE-së që do të arrijnë në Serbi nga maji deri në gusht. Jemi bashkë”, është shprehur Von der Leyen./Insajderi.com