Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian sot do të nisin vaksinimin kundër pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur me anë të një postimi në Twitter, se vaksinat janë shpërndarë në të gjitha vendet e BE-së.
“Sot, ne fillojmë të kthejmë faqen në një vit të vështirë. Vaksina # COVID19 është shpërndarë në të gjitha vendet e BE-së. Vaksinimi do të fillojë nesër në të gjithë BE-në. Ditët e #Vaksinimit janë një moment prekës i unitetit. Vaksinimi është rruga e qëndrueshme për të dalë nga pandemia”, ka shkruar Von Der Leyen.
Secila nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë marrë një dërgesë të parë me pak më pak se 10 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNtech të shtunën, teksa vaksinimi do të nis të dielën e 27 dhjetorit.
Vaksina Pfizer/BioNtech, e cila jepet në dy doza, u miratua nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) në 21 dhjetor.
BE ka siguruar deri në 300 milionë doza përmes një Marrëveshje Blerjeje Advance dhe pret që 200 milionë dozat e para të jenë kryer dorëzuar në shtator 2021. /Insajderi.com