BE nuk do të ndjekë SHBA-në për sanksione ndaj zyrtarëve që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

BE nuk do të ndjekë SHBA-në për sanksione ndaj zyrtarëve që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian nuk do të ndjekë rrugën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të sanksionuar zyrtarët të cilët minojnë paqen në Ballkanin Perëndimor dhe që prekin interesat e Amerikës, njofton Insajderi.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për shtyp tha se çështja e sanksioneve nuk është temë që diskutohet aktualisht kur është në pyetje partneriteti në Ballkanin Perëndimor.

“Angazhimi ynë në rajon është i fuqishëm. Biseda për sanksione potenciale nuk është në rend të ditës. Secili vendim për këtë duhet të merret njëzëri nga të gjithë anëtarët e bllokut. Aktualisht kjo nuk po diskutohet kur është në pyetje me partnerët në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Stano.

Presidenti i SHBA-së, nxori Urdhër Ekzekutiv të martën, për të bllokuar pronat e të gjithë atyre që vlerësohen pengesa për paqen në Ballkanin Perëndimor, e që në të njëjtën kohë prekin interesat e SHBA-së. Kjo i shtohet masës së mëparshme për të ndaluar hyrjen në SHBA të personave që ky vend i konsideron “të rrezikshëm” ose “të korruptuar”.

Urdhri i Bidenit përfshinë shtetet e dala nga Ish-Jugosllavia dhe Shqipërinë. /Insajderi.com