
Shërbimi për Punë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, nuk ka përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, në mesin e fotografive përgjatë 10 vjetëve rrugëtimi të negociatave midis Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.
Këto fotografi u publikuan në llogarinë zyrtare të këtij shërbimi në Twitter, në kuadër të 10 vjetorit të nisjes së dialogut Kosovë-Serbi, ku janë parë pamje ndër vite të delegacioneve të këtyre dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Aty shihen Edita Tahiri, Isa Mustafa e Avdullah Hoti si kryenegociatorë, por nuk është vendosur ndonjë fotografi ku shihet edhe ish-presidenti Hashim Thaçi i cili kishte mar pjesë aktivisht në bisedime.
”10 vjet më parë, delegacionet nga Beogradi & Prishtina u ulën për herë të parë për të lënë të kaluarën pas dhe për të gjetur mënyra përpara për bashkëpunim. Qëllimi i mbetet akoma: të arrijmë progres në rrugën e tyre përkatëse, dhe të përmirësojmë jetën e njerëzve”, thuhet në reagimin e Shërbimit për Punë të Jashtme dhe Siguri, të Bashkimit Europian. /Insajderi.com
1️⃣0️⃣ years ago delegations from Belgrade & Pristina sat down for the first time to leave the past behind and to find ways forward for cooperation. The goal remains today: achieve progress on their respective 🇪🇺 path, and improve the lives of the people 👇https://t.co/CJIk38tvef pic.twitter.com/HdDbla6Cvi
— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) March 9, 2021