Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me rastin e Ditën Botërore të Sindromit Down, ka riafirmuar angazhimin për shoqëri gjithëpërfshirëse, njofton Insajderi.
Me anë të një shkrimi në Twitter, BE thotë se personat me sindromin Down në Kosovë përballen me paragjykim e mungesë të kujdesit institucional, qasje në shkollë e punë.
“Ndërsa shënojmë Ditën e Sindromit Down, zyrta e BE-së në Kosovë riafirmon angazhimin për shoqërinë gjithëpërfshirëse”, thuhet në këtë shkrim.
“Njerëzit me/ose sindromën Down përballen me paragjykime, mungesë të kujdesit institucional, qasje në shkollë dhe punë, veçanërisht gjatë COVID-19. Ata kanë nevojë për zgjidhje gjithëpërfshirëse, të barabarta dhe të qëndrueshme në Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre. /Insajderi.com
As we mark #WorldDownSyndromeDay today, @EUKosovo reaffirms commitment to inclusive society. People w/ #DownSyndrome face prejudice, lack of institutional care, access to school & jobs, especially during #Covid19. They need inclusive, equitable & sustainable solutions in Kosovo. pic.twitter.com/1mk5WRsKC9
— European Union Kosovo (@EUKosovo) March 21, 2021