“BE po frikësohet nga fashizmi” – The Guardina: Kryeministri majtistë surpriza e re e Kosovës

“BE po frikësohet nga fashizmi” – The Guardina: Kryeministri majtistë surpriza e re e Kosovës

Gazeta e famshme britanike “The Guardian”, ka bërë një intervistë ekskluzive me fituesin e zgjedhje të përgjithshme në Kosovë, Albin Kurtin, që pritet të bëhet kryeministër i vendit, raporton Gazeta Insajderi.

“The Guardian” nis shkrimin duke e cilësuar Kurtin një majtist duke vazhduar se kjo është surprizë e re e Kosovës.

“Kryeministri i majtë u bë surpriza e re e Kosovës. Ai ka dënuar vendimin e Bashkimit Evropian (BE), për ndalimin e zgjerimit të mëtejshëm të Ballkanit, duke thënë se treguesit e perëndimit kishin harruar mësimet e dy luftërave botërore dhe në vend të kësaj ishin në tërheqje para fytyrës së fashizmit dhe populizmit”, shkruan “The Guardian”.

Gjatë kësaj intervistë Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se BE-ja është duke u frikësuar nga fashizmi.

“BE u formua si një përgjigje ndaj fashizmit, por tani ajo po frikësohet përball populistëve dhe fashizmit”, ka thënë Kurti për “The Guardian”. /Insajderi.com