BE premton mbështetje për Kosovën rreth vaksinimit kundër COVID-19

BE premton mbështetje për Kosovën rreth vaksinimit kundër COVID-19

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar të enjten me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Temë diskutimi e këtij takimi, sipas Szunyog, ka qenë thellimi i partneritetit të përbashkët mes Kosoës dhe BE-së.

Po ashtu ambasadori i BE-së është zotuar që ta përkrahë Kosovën në procesin e vaksinimit kundër Coronavirusit.

“Kam pasur sot takimin tim të parë me Presidenten Vjosa Osmani pas zgjedhjes së saj. Unë e përgëzova atë dhe isha e lumtur për të diskutuar mbi objektivat tona të përbashkëta: thellimin e partneritetit BE-Kosovë dhe vazhdimin e avancimit në rrugën drejt BE-së. Gjithashtu ramë dakord ta vazhdojmë mbështetjen e BE-së për vaksinimin në Kosovë”, ka shkruar Szunyog në profilin e tij në Twitter./Insajderi.com