BE pret që zgjedhjet në Kosovë të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare

BE pret që zgjedhjet në Kosovë të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare

Bashkimi Evropian pret që zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë të jenë transparente dhe në përputhje standardet ndërkombëtare, në mënyrë që vendit të mund të ecë përpara, njofton Insajderi.

Kështu deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

“Ne kemi marr njoftimin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare në mënyrë që Kosova të mund të ecë përpara”, ka shkruar Pusonero në llogarinë e saj në Tëitter.

Ajo po ashtu shkroi se BE-ja do të vazhdojë të angazhohet me të gjithë në Kosovë për të promovuar agjendën e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme./Insajderi.com