BE pritet të dhurojë 100 milionë euro për Kosovën si ndihmë financiare

BE pritet të dhurojë 100 milionë euro për Kosovën si ndihmë financiare

Komisioni Europian ka propozuar një shumë prej 3 miliardë euro që të ndihmojë vendet fqinje të BE’së në krizën ekonomike që po shkakton pandemia Covid-19. 

Vendet si Moldavia, Ukrania, Tunisia, Jordani dhe shtetet e Ballkanait Perëndimor do të jenë përfituese të kësaj skeme që ka për qëllim mbajtjen e ekonomisë.

Sipas propozimit, Kosova pritet të marrë 100 milionë euro ndihmë. Ndërkohë, Shqipëria do të merrte 180 milionë euro.

Vendi që pritet të përfitojë më së shumti është Ukrania që do të përfitonte 1.2 miliardë euro.