Puna e Bashkimit Evropian lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, është duke vazhduar, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së për Politike të Jashtme, Peter Stano, i cili tha se i dërguari i posaçëm për bisedimet, Miroslav Lajçak, po vazhdon të komunikojë me partnerët e tij rajonal, në BE dhe ata ndërkombëtarë lidhur me këtë çështje.
“Puna në lidhje me dialogun po vazhdon. Lajçaku po vazhdon kontaktet e tij me partnerë në rajon, në BE dhe ndërkombëtarisht. Sa i përket takimeve të ardhshme, do t’ju njoftojmë në një kohë më të përshtatshme”, ka thënë Stano.
Dialogu i cili ka ngecur për shkak të gjendjës së kijuar nga pandemia COVID-19, pritet që të vazhdojë gjatë këtij viti.
14 shkurti është data e caktuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend, ku pasi të zgjedhet qeveria e re, pritet edhe rinisja e këtij dialogu me ekspertë të rinj. /Insajderi.com