Shërbimi i informacionit televiziv i Bashkimit Evropian, derisa ka njoftuar për takimin midis presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Komisionit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, iu ka referuar Kosovës pa tekstin asterisk, njofton Insajderi.
Në postimin e tyre në Twitter, thuhet se Komisioneri Varhelyi, ka pritur në takim ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.
Mirëpo, në këtë shkrim ndonëse i shkurtër, “Republikës së Kosovës” nuk i është vënë fusnota që përmban tekstin për të cilin është rënë dakord në bisedimet Prishtinë – Beograd.
Pavarësia ende nuk është njohur nga Serbia e as nga pesë vende anëtare të BE-së dhe si rezultat vetë Bashkimi Evropian i referohet “Kosovës *”.
Ky përcaktim nuk cenon qëndrimet mbi statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS-OKB dhe Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”. /Insajderi.com