BE synon vaksinimin e 70% të popullsisë deri në fund të korrikut

BE synon vaksinimin e 70% të popullsisë deri në fund të korrikut

Kanë kaluar gjashtë muaj që kur Bashkimi Evropian ka filluar shpërndarjen e vaksinave, ndërsa nga Brukseli thonë se janë në rrugën e duhur për të përmbushur synimin e tyre për të vaksinuar 70 për qind të popullsisë para fundit të korrikut, transmeton Insajderi.

Deri më tani 58 për qind e evropianëve kanë marrë nga një dozë.

Të gjithë vendet anëtare filluan me një strategji të bazuar në moshë, duke i dhënë më shumë përparësi personave që janë më të rrezikuar, mirëpo Edoardo Colzani, nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), thotë se kjo nuk është mënyra e vetme për të vaksinuar popullatat në mënyrë efektive.

“Nuk ka një strategji të vetme që funksionon më mirë në të gjitha kontekstet dhe në të gjitha vendet. Cilado strategji, ajo duhet të marrë parasysh situatën, furnizimin e vaksinës, popullatën në rrezik dhe situatën epidemiologjike të sëmundjes në çdo tha moment”, tha Colzani. /Insajderi.com