BE tregon nëse kanë caktuar afat kohor për dialogun Kosovë-Serbi

BE tregon nëse kanë caktuar afat kohor për dialogun Kosovë-Serbi

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se BE nuk ka caktuar asnjë datë për përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.

Stano kështu njoftoi në një konferencë për media, ku tha se blloku nuk është i interesuar të vendosë “afat kohor artificial e as nuk është e interesuar të zgjatet pafund”.

“Për ne është me rëndësi të mos vendosim afat kohor artificial, por nuk jemi të interesuar të zgjasim këtë proces pafund. Interesi është të ndihmojmë dy palët që të arrihet një marrëveshje të përbashkët, ligjërisht obligative, për normalizim të raporteve. Koha është në duart e tyre sepse në fund kërkohet vullneti i tyre për t’u marrë vesh. Nuk imponojmë asgjë, ne jemi ndërmjetësues”, ka thënë Stano.

Zëdhënësi I BE-së ka refuzuar të komentojë edhe deklarimet e palëve pas takimit të së enjtes në Bruksel, teksa ka shtuar se “më e rëndësishmja është që dialogu dhe bisedimet po vazhdojnë e se temat po diskutohen një nga një”. /Insajderi.com