"Politikë pa inate"

Bedri Hamza: PDK i voton marrëveshjet ndërkombëtare financiare

Bedri Hamza: PDK i voton marrëveshjet ndërkombëtare financiare

Shefi i grupit parlamentare të PDK-së, në një konferencë për media ka thënë se PDK-ja ka vendosur ti përkrah dhe ti votojë marrëveshjet financiare, njofton Insajderi.

Hamza ka theksuar se “ky hap i joni për seancën e nesërme në Kuvendin e Kosovës, ka ardhur si pasojë e gjendjes ku gjenden qytetarët dhe bizneset, edhe përkundër faktit që Qeveria e Kosovës edhe partia tjetër në opozitë nuk kanë treguar shenja bashkëpunimi dhe profesionalizmi.

“Është për të mirën e qytetarëve, dhe në këtë kohë pandemie, duhet ti tejkalojmë ndasitë dhe interesat partiake. Për fat të keq sot situata ekonomike dhe shëndetësore nuk është në gjendje të mirë. Sikur të përkraheshin iniciativat tone politike sot gjendja në ekonomi dhe shëndetësi do të ishte më e mirë, por kjo i përket të kaluarës dhe tash dihet të shikojmë përpara në mënyrë që ti administrojmë humbjet që kanë ardhur si pasojë e pandemisë dhe keqmenxhimit politik”, ka shtuar në fund Hamza. /Insajderi.com