Gazetën Onlien Insajderi.com

Bedri Hamza tregon për gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me COVID-19

Bedri Hamza tregon për gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me COVID-19

Më 30 tetor, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, rezultoi pozitiv me virusin COVID-19.

Ai tha për Gazetën Onlien Insajderi.com se gjendja e tij shëndetësore është kryesisht e qëndrueshme, por me disa probleme.

“Deri më tani gjendja ime është stabile me disa telashe, por të përballueshme”.

Muaj më parë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kishte rezultuar me COVID-19.

Po ashtu dhe nënkryetari i Kuvendi të Kosovës nga PDK është në vetizolim për shkak të infeksionit.

Përndryshe në Kosovë të shtunën u regjistruan 514 raste të reja. Menjëherë janë marrë disa masa kufizuese për parandalimin e Coronavirusit. /Insajderi.com