Bedri Hamza , Vjosa Osmanit: Sillu me kulturë!

Bedri Hamza , Vjosa Osmanit: Sillu me kulturë!

Seanca e sotme ka filluar me zhurma e ironi mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës e kryeparlamentares, Vjosa Osmani. Krejt kjo për shkak të fotografisë së presidentit, Hashim Thaçi të cilën Osmani sapo arriti në zyrën e Kuvendin e largoi.

Bedri Hamza, shefi i grupit parlamentar të PDK-së ka kërkuar nga Osmani që të sillet me kulturë.
Ai tha se duhet ta vendos fotografinë e Thaçit në zyrën e saj, ashtu siç e kërkon ligji.

“Je e detyrume me respektu ligjin, e ke fillu me veprime jo të duhura. Nesër ju apo dikush tjetër kushdo qoftë munden me qenë në një institucionin të lartë të këtij shteti duhet me u sill me kulturë institucionale prandaj shembullin që e eke marr është shembull i keq, është presedan i keq dhe të kisha lutë që të mos i ngatërroni çështjet sepse ne nuk jemi kundër që ju të inspiroheni dhe të mbani çka-do që juve ju pëlqen në zyrën e juve, mirëpo je e detyruar me mbajtë atë që ta përcakton ligji”, ka thënë Hamza, shkruan Insajderi.

Mes tjerash, Hamza ka thënë se nuk je korrekte me mu si shef i grupit parlamentar dhe si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka kërkuar që Osmani të ndërroj qasje ndaj tij.

Në fillim të seancën, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i ka vendosur kryeparlametarës, Vjosa Osmani fotografin e presidentit, Hashim Thaçi në krye të Kuvendit./Insajderi.com