
Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, ka thënë se sot nuk është shkarkuar menaxhmenti i Telekomit në mbledhjen e orës 14:00, transmeton Klan Kosova.
Ai këtë bëri të ditur për Klan Kosovën nëpërmjet telefonit duke shtuar se mbledhja është ndërprerë.
Sipas tij, thirrja e kësaj mbledhje të jashtëzakonshme ka qenë e jashtëligjshme.
Anëtarët e Bordit te ri, nuk kanë pranuar të deklarohen sot pasi kanë dalur nga takimi.