Kryetari i Komunës së Podujevës ka emëruar Drejtor të Inspekcionit në këtë komunë Bedri Maqastenën, njofton Insajderi.
Emërimi i Maqastenës është bërë pas kërkesës së drejtorit të deritashëm, Ajet Potera, për t’u liruar nga detyra për shkak të angazhimeve të tjera, i cili sot është liruar nga kjo detyrë.
Siç bëhet e ditur në një njoftim zyrtar të Komunës së Podujevës në Facebook, Bulliqi ka falënderuar Ajet Poterën për kontributin e tij në dikasterin e Inspekcionit për këta 4 muaj.
Ai poashtu i ka uruar Maqastenës suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij. /Insajderi.com