Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka paralajmëruar “luftë ballkanike” në rast se implementohet “non paper”-i i publikuar të hënën në media, ku flitet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.
Ai është shprehur se në atë jo-dokument mungon vetëm përshkrimi i momentin dhe vendit “se ku do të nënshkruhet ky kapitullim, por duke e njohur historinë, me siguri nënshkrimi parashihet të ndodh në një vagon treni diku në Beograd!”.
Por, sipas tij, nuk ekziston lider apo parti politike në Kosovë që do të nënshkruante një marrëveshje të tillë.
“Nëse dikush ka akoma iluzione se një gjë e tillë mund të realizohet, atëherë tymi i gazit lotsjellës që keni parë para disa vitesh në Parlamentin e Kosovës, nuk do të jetë më tym i lotsjellësit, dhe nuk do të mbetet më në Parlament, e besa as brenda kufijve të Kosovës”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com
Non paper shqip 🇦🇱
Me kujdes e lexova dhe ri-lexova një “koncept dokument” apo “non paper” siç po e quajnë, e që dje…Posted by Bekë Berisha on Tuesday, April 27, 2021