Shkodran Msutafi mund të largohet nga Arsenali vetëm pas një viti të kaluar në Emirates, ku u tranaferua nga Valencia.
Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i hapur për shitjen e mbrojtësit shqiptar, përcjell Express.
Daily Mail shkruan se Wenger është i gatshëm ta shes Mustafin për 35 milionë funte (37 milionë euro)
Sipas tabloidit britanik, Interi tashmë ka shfaqur interesim konkret për Mustafin, derisa Juvetnus është duke e monitoruar situatën.
Mustafi ka impresionuar me paditjet te Arsenali në fillim të sezonit të kaluar, por në fund të kampionatit ka rënë nga forma shkaku i lëndimeve.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh deri më 31 gusht, kur edhe do të përfundoj afati kalimtar i kësaj vere.