Begaj shërohet nga Coronavirusi, por po trajtohet ende në QKUK

Begaj shërohet nga Coronavirusi, por po trajtohet ende në QKUK

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është shëruar nga COVID-19, njofton Insajderi.

Për shërimin e tij është njoftuar nga Komuna, në kumtesën e të cilës thuhet se Begaj është duke u trajtuar ende në Klinikën Infektive në QKUK, ndërsa në testin e fundit për COVID-19, ka rezultuar negativ.

“Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndonëse është duke trajtuar ende në Klinikën Infektive në QKUK, në testin e fundit për covid-19, ka rezultuar negativ. Kjo është konfirmuar nga familjarët e kryetarit, të cilët janë informuar për rezultatin e testit të fundit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Tutje bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e kryetarit Begaj, ditëve të fundit është më e mirë dhe dita ditës është duke u përmirësuar.

Begaj doli pozitiv me Coronavirus më 31 tetor dhe disa ditë më pas u dërgua në Klinikën Infektive. /Insajderi.com