COVID-19 është rritur dukshëm gjatë javëve të fundit, por si qëndron çështja tek njerëzit që mbikëqyren nga shteti.
Coronavirusi në Kosovë në javët e fundit ka shënuar rritje të ndjeshme duke bërë që numri i rasteve aktive të jetë më i madh në përgjithësi.
Por, si qëndron çështja me personat me probleme mentale dhe me të moshuarit pa përkujdesje familjare të cilët mbikëqyren nga shteti?
Musa Demiri, zyrtar për komunikim me publikun në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale tha për Insajderi.com se deri tash nuk është raportuar asnjë rast pozitiv për këto dy kategori pasi është bërë testimi për të gjithë dhe kanë rezultuar negativë.
“Asnjë rezident që ndodhet në Institutin Special në Shtime (ISSh) dhe në Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare (SHPMPF) në Prishtinë, nuk është i evidentuar me COVID-19. Në ShPMPF është bërë testimi për të gjithë rezidentët dhe të gjithë kanë rezultuar negativë”, tha ai.
Të moshuarit janë kategoria me pasojat më të mëdha nga Coronavirusi për këtë dhe kujdesi ndaj tyre duhet të jetë më i madh. /Insajderi.com/