Bëhet thirrje për aplikim për Shkollën Verore për fëmijët e diasporës

Bëhet thirrje për aplikim për Shkollën Verore për fëmijët e diasporës

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, fton të rinjtë nga diaspora që të aplikojnë në kampin dhe shkollën verore që do të mbahen gjatë kësaj vere.

Kampi dhe shkolla verore sipas ministrisë së Diasporës organizohet “me qëllim të përkrahjes, ruajtjes, kultivimit të identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor të mërgimtarëve, veçmas të fëmijëve të diasporës”.

Të gjithë ata fëmijë që janë nga 13 deri në 17 vjeç dhe që vijnë nga diaspora, qoftë nga Kosova apo Shqipëria mund të aplikojnë për kampin dhe shkollën verore 2018. Të dyja këto aktivitete ofrohen pa pagesë për pjesëmarrësit

Të gjitha detajet e aplikimit i gjeni më poshtë:

FTESË PËR APLIKIM NË DY (2) KAMPE/SHKOLLA VERORE ME FËMIJË NGA DIASPORA, KOSOVA DHE SHQIPËRIA

1.Qëllimi

Këto dy (2) kampe/shkolla/ verore do t’u mundësojnë të rinjve nga diaspora të krijojnë lidhje të reja shoqërore. Gjatë qëndrimit në vendlindje, nxënësit do të kenë aktivitete të shumta me tema të ndryshme  në funksion të edukimit të tyre, që t’ua forcojë edhe më shumë ndjenjën e dashurisë dhe të respektit për vendin dhe për njerëzit, me tolerancë për njëri-tjetrin. Fëmijët e bashkatdhetarëve tanë do të njihen me vendlindjen e tyre duke u bërë pjesë e organizimeve të programeve kulturore me bashkëmoshatarët e tyre nga Kosova e Shqipëria. Të dyja këto aktivitete ofrohen PA PAGESË për pjesëmarrësit

2.Programi i kampeve/shkollave verore

Programi do të jetë interaktiv dhe do të përmbajë:

  • Aktivitete socializuese;
  • Mësimi joformal (përmes aktiviteteve dhe strategjive bashkëkohore të mësimdhënies);
  • Vizita njohëse të monumenteve historike, kulturore dhe bukurive natyrore;
  • Aktivitete sportive;
  • Mbrëmje zbavitëse me muzikë tradicionale.

3.Koha e mbajtjes

  1. 23 deri më 27 korrik 2018 – kampi veror;
  2. 6 deri më 10 gusht 2018 – shkolla verore.

4.Vendi

Rugovë/Pejë

5.Numri i pjesëmarrësve që do të pranohen

Katërdhjetë (40)

6.E drejta e aplikimit dhe kriteret

Të drejtë aplikimi kanë:

Fëmijët dhe të rinjtë nga diaspora, Kosova dhe Shqipëria të moshës 13 – 17 vjeçare;

7.Mënyra e aplikimit 

Të interesuarit mund të aplikojnë në linkun e mëposhtëm:

Linku për platformën online të aplikimit:

http://www.albterm.net/mdis/