Behgjet Pacolli avancon shoferin në diplomat

Behgjet Pacolli avancon shoferin në diplomat

Një shofer është bërë diplomat javën e shkuar. Nëpërmjet vendimit që e ka firmosur më 23 janar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është caktuar Faruk Bytyqi që të shërbejë në Konsullatën që frik Kosova e ka hapur në Strugë të Maqedonisë.

“Z. Faruk Bytyqi, me gradën sekretar i dytë, caktohet të shërbejë në Misionin Konsullor të Republikës së Kosovës në Strugë/Republika e Maqedonisë Veriore, me mandat katër (4) vjeçar”, thuhet në këtë dokument, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta. “Z. Faruk Bytyqi fillon realizimin e detyrave dhe obligimeve të tij si sekretar i dytë në misionin konsullor në Strugë, nga data 15.02.2020”, shkruan koha.net

Grada sekretar i dytë është e barasvlershme me atë të konsullit. Në Ministri kanë thënë se Bytyqi mban atë sipas një vendimi të 2018-s, të bazuar në rekomandimet e Komisionit për grada dhe disiplinë. Prandaj, kanë thënë se gradimi është bërë konform procedurave dhe ligjeve.

Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 diplomacia kosovare nëpër botë ka qenë e mbushur me
skandale. E mbushur me militantë politikë. Me akraba; shiko dokumentarin e plotë