
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, do të jetë sërish deputet i Kuvendit të Kosovës, njofton Insajderi.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari i tij, Naim Murseli, i cili ka thënë se Pacolli ka rritje të elektoratit.
“Votuesit e AKR-së vazhduan ti besojnë vizionit dhe programit të AKR-së duke i siguruar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës. Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, z.Behgjet Pacolli është një nga pak udhëheqësit në këto zgjedhje me rritje të elektoratit”, ka shkruar Murseli në profilin e tij në Facebook.
Pacolli do të jetë përfaqësuesi i vetëm i AKR-së në Kuvend, që garoi në zgjedhjet e 14 shkurtit në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. /Insajderi.com