Behgjet Pacolli uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Behgjet Pacolli uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka uruar kryetarin e Partisë Socialiste në Shqipëri Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Pacolli e ka quajtur “madhështore” fitorën e Ramës në zgjedhjet parlamentare.

“E uroj mikun tim, Kryeministrin Rama, për fitoren e tij madhështore në zgjedhjet e 25 qershorit”, ka thënë Pacolli.

Lideri i AKR-së është politikani i parë kosovar që e uron Ramën për fitorën në zgjedhjet parlamentare, kur janë numëruar mbi 70 për qind të votave.

“Shqipërisë i uroj sukses në rrugën e saj evropiane, për të cilën jam i bindur që do të arrijë. Urime gjithë shqiptarëve!”, ka përfunduar ai. /Insajderi.com