Behgjet Pacolli voton në Shqipëri

Behgjet Pacolli voton në Shqipëri

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar në zgjedhjet e sotme nacionale në Shqipëei, njofton Insajderi.

Pas votimit, Pacolli bëri thirrje për qytetarët që t’u drejtohen qendrave të votimit në këto zgjedhje.

“Votoni edhe ju!Sot pata nderin të votoj me familjen time, më shpresë që vota ime të kontribuojë për një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë!”, ka thënë ai.

Përveç Pacollit, edhe kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë zgjedhur të votojnë në këto zgjedhje, meqë posedojnë pasaporta të Shqipërisë. /Insajderi.com