Behramaj: Me paratë që shpenzoi Kurti për 1 votë të Boiken Abazit do të bliheshin 250 vaksina

Behramaj: Me paratë që shpenzoi Kurti për 1 votë të Boiken Abazit do të bliheshin 250 vaksina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar ditën e sotme në Shqipëri për të marrë pjesë në zgjedhjet e këtij vendi për Kuvend. Një veprim i tillë i të parit të qeverisë është kritikuar shumë në Kosovë. Një prej atyre që kanë reaguar është edhe Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Adil Behramaj që shërbeu si këshilltar i Hashim Thaçit kur ky i fundi ishte në postin e presidentit ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili votoi sot në zgjedhjet e Shqipërisë.

Sipas Behramajt, Kurti shpenzoi paratë e kosovarëve për të votuar në një shtet tjerër.

Behramaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka bërë disa llogari nëpërmjet të cilave thekson se vota e sotme Kurtit i kushtoi 2 mijë euro të kosovarëve.

“Si përfundim, me këtë buxhet do të bliheshin së paku 250 vaksina për qytetarët e Kosovës ose nëse vlerësojmë me politikën sociale të Kurtit, mund të bliheshin rreth 8 mijë bukë!’, shkroi ai./Insajderi.com