Behramaj: Thaçi është gjithçka që Kurti do donte të ishte

Behramaj: Thaçi është gjithçka që Kurti do donte të ishte

Adil Behramaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit ka reaguar ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi që ky i fundit në një  bashkëbisedim me ndërkombëtarë, është ankuar duke thënë se ish-presidenti Thaçi “e mendonte veten si mbret”, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Behramaj është shprehur se Thaçi është gjithçka që Kurti do të donte të ishte, por që një gjë të tillë nuk mund ta arrijë.

“Sa ka qeverisur Hashim Thaçi, Albin Kurti ka mundur të jetë vetëm një politikan embrional. Një miniaturë politike. U dashtë ai të shkonte, që ky të mund të vinte në pushtet!”, ka shkruar Behramaj.

Ai ka thënë se prej që Thaçi s’është më kryeministër në Kosovë ka pasur paralizë të vendimmarrjes e cila ia ka siguruar “shtratin” Kurtit të cilin ai e ka quajtur demagog me politika populiste./Insajderi.com