Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se ka në plan që disa të rinjve nga Kosova tu ofrojë një udhëtim nëpër Evropë.
Kjo sipas tij do të bëhet me 28 nëntor të këtij viti.
“Miqtë e mi, duke qenë se vetë nuk i kam patur mundësitë e mira në rininë time, unë e di çfarë do të thotë mungesa e tyre. Dhe rinia jonë e sotme, e mrekullueshme, për mua vlen shumë, dhe meriton çdo gjë.”
“Andaj, kam menduar që me rastin e 28 nëntorit t’i përzgjedhi disa fansa, që do të udhëtojnë së bashku me mua, nëpër Evropë, për dy-tri ditë si mysafirë të mitë. Të udhëtosh është të mësosh! Unë jam duke punuar tani që të bëj përzgjedhjen e bashkudhëtarëve të mi. Do të jenë disa kritere, të cilat do t’i prezantoj më vonë. Çështja e vizave, do të zgjidhet, besoj.”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.