Bejrutit i nevojiten 15 miliardë euro për rimëkëmbje – 300 mijë banorë kanë mbetur pa kulm mbi kokë

Bejrutit i nevojiten 15 miliardë euro për rimëkëmbje – 300 mijë banorë kanë mbetur pa kulm mbi kokë

Do të nevojiten 15 miliardë euro për ta rindërtuar pjesën e shkatërruar në Bejrut, pas shpërthimit që la të vdekur afër 140 persona dhe mijëra të tjerë të lënduar, njofton Insajderi.

Siç raporton Arab News, nga shpërthimi i madh i të martës, kanë mbetur pa kulm mbi kokë rreth 300 mijë banorë të Bejrutit, në Lebanon.

Charbel Cordahi, ekonomist dhe këshilltar për çështje ekonomike i presidentit libanez, thotë se kostoja e dëmeve nga shpërthimi, duke përfshirë edhe kompensimet, shkon tek 15 miliardë euro.

Një problem tjetër do të jetë edhe shkurtimi i lëvizjeve tregtar që do të ndodhë tash pas shkatërrimit të portit në Bejrut që përbënte deri në 70 për qind të lëvizjeve tregtare që zhvillon shteti.

“Kjo nënkupton që diku pesë miliardë euro të importeve nuk do të mund të futen në vend, dhe një tjetër dy miliardësh i eksporteve do të mbetet pa u transportuar”.

Ai, në një intervistë për Arab News, ka thënë se “pa një ndihmë ndërkombëtare Lebanoni nuk do të mund t’i mbijetojë kësaj katastrofe”./Insajderi.com