
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur rreth marrëveshjes së Uashingtonit, ku ai ka e cilësuar marrëveshjen si të suksesshme, njofton Insajderi.
Në Info Magazinë, Berisha ka potencuar se suksesi pse ajo marrëveshje ne Uashington është e mirë, është sukses i të gjithëve, por AAK-ja ka një meritë të vetën në këtë pikë, duke insistuar për çështjen e Ujmanit.
Tutje, Berisha ka thënë se një këmbëngulje e tillë, e përfaqësuesve te AAK-së, të cilët nuk pajtohen të nënshkruhet çfarëdo që na ofrohet, e ka ndihmuar vendin.
“Kështu, me një këmbëngulje të tillë, Haradinaj e ka hequr edhe Mogerinin nga një post ndërmjetësimi të pa fund”.
I pyetur se në tërësi kujt i faturohet ky sukses, Berisha ka thënë se “po i’a njohim këtë sukses Avdullah Hotit”.
“Kontributi i AAK-së qëndron te fakti që, me Serbinë më nuk flasim për Ujmanin, por me Amerikën”./Insajderi.com