Bekë Berisha hedh dyshime për konkursin në FSK e polici – kërkon sqarim nga ministrat Berisha e Mustafa

Bekë Berisha hedh dyshime për konkursin në FSK e polici – kërkon sqarim nga ministrat Berisha e Mustafa

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se ka pranuar  mesazhe zhgënjyese nga kandidatët për ushtarë në FSK si dhe në Policinë e Kosovës.

Ai ka thënë se e kanë telefonuar djem e vajza të Kosovës, të cilët kanë qenë të bindur se kanë kaluar testimet fizike dhe psikike me 100%, por që nuk janë zgjedhur.

Berisha ka theksuar se ka fakte që përzgjedhjet e kandidatëve në polici kanë qenë të dyshimta, për këtë potencon se edhe ka vendosur të reagojë.

“…kam pas fakte që përzgjidhet aty kanë qenë të dyshimta por nuk reagova për shkak se nuk isha i sigurte dhe nuk doja që të lëndoja konkursin institucionin por as të përzgjedhurit”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së ka kërkuar nga ministri, Rrustem Berisha dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa që të deklarohen rreth këtyre konkurseve.

“Ministër Rrustem Berisha pres që të deklarohesh çka ka ndodhur në këtë konkurs dhe a ka qen i drejt , transparent dhe si janë rezultatet e vërteta. Po, ashtu edhe ministri i punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa për konkursin në polici”, ka shkruar mes tjerash ai./Insajderi.com