Bekë Berisha: Largone orën policore

Bekë Berisha: Largone orën policore

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta largojnë orën policore.

“Largone orën policore dhe lejone qarkullimin e lirë”, tha Berisha shkurt në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës, kishte marrë vendim që nga ora 22:30 të ketë orë policore si pjesë e masave anti-COVID.

Gjatë kësaj kohe është edhe syfyri, ndërsa Policia ka shpërndarë gjoba për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar orën policore për të blerë ushqim.

Pikërisht për këtë arsye, ditë më parë edhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj kishte kërkuar që të rishqyrtohet vendimi i ekzekutivit për orë policore. /Insajderi.com