Bekë Berisha tregon arsyen se pse do të kandidojë për kryetar të Istogut

Bekë Berisha tregon arsyen se pse do të kandidojë për kryetar të Istogut

Bekë Berisha ka treguar arsyen se pse do të kandidojë për kryetar të Istogut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Istogu për mua është i rëndësishëm, është vendlindja ime. Unë jam përmbushur politikisht, jam zgjedhur tri herë deputet”, ka thënë Berisha në T7.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kandiduar Berishën për kryetar të Istogut – komunë që kjo parti qëndron mirë pasi në zgjedhjet lokale të vitit 2017, humbën nga Lidhja Demokratike e Kosovës për një “grusht votash” në balotazh.

Subjekti politik që drejtohet nga Ramush Haradianj, ka filluar me kandidimin nëpër komuna të Kosovës duke përfshirë edhe kryeqytetin ku synojnë ta marrin përmes Daut Haradianjt. /Insajderi.com