Bekeri: Art Motion është plotësisht në rregull sipas UEFA-s

Bekeri: Art Motion është plotësisht në rregull sipas UEFA-s

Përfaqësuesi ligjor i Art Motion, Gent Bekeri, ka thënë se ligjërisht kanë të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Champions League.

Ai ka thënë se vendimi i Këshillit të Pavarur të Mediave për pezullimin e transmetimit të këtyre ndeshjeve është skandaloz dhe juridikisht pa vlerë, njofton Klan Kosova.

“Nga KPM është dërguar një kërkesë për sqarimin e kësaj situate dhe kanë marrë përgjigje konkrete nga UEFA ku me të Art Motion është plotësisht në rregull”, ka thënë Bekeri në Info Magazine.

“Në rastin konkret mund të them se fatkeqësisht kemi ndikime që janë edhe politike. Autonomia dhe pavarësia e KPM-së po shkelet sepse në marrjen e vendimeve duhet të jenë të pavarur”.

“Ne jemi në pritje të vendimit nga Komisioni i Ankesave dhe besojmë se të njëjtit do ta shqyrtojnë ankesën tonë dhe do të marrin vendim të drejtë sa i përket kësaj çështjeje”.