“PDK-ja mban qëndrim”

Bekim Haxhiu: PDK-ja nuk futet në qeveri

Bekim Haxhiu: PDK-ja nuk futet në qeveri

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka përsëritur qëndrimin e tij dhe të shumë zyrtarëve të PDK-së, që partia e tij nuk futet ne qeverisje, njofton Insajderi.

Në emisionin DPT te Fidani, Haxhiu ka thënë se “pa dijeninë e PDK-së, na kanë futur e na kanë nxjerr prej qeverisë, pa ditur asgjë ne vetë”.

“Kjo është më shumë lojë për konsum mediatik dhe për qëllime politike”.

Në fund Haxhiu ka shtuar se “vetë kryetari I PDK-së, Kadri Veseli, është shprehur qartë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, se “ne do të qëndrojmë në opozitë”, prandaj ka thënë deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës se “kjo është ë vërteta”.

Bekim Haxhiu është njëri ndër deputetët më të zëshëm në kritika ndaj dy qeverisjeve; asaj të kaluarës të udhëhequr nga Albin Kurti, si dhe ndaj kësaj aktuale të udhëhequr nga Avdullah Hoti. /Insajderi.com