Bekim Haxhiu: Të ndryshohen statutet e universiteteve

Bekim Haxhiu: Të ndryshohen statutet e universiteteve

Gjatë diskutimit të projektligjit për Arsimin e Lartë, deputeti i PDK-ës, Bekim Haxhiu ka thënë se disa nga universitet e reja duhet të ndërrojnë statutet e tyre.

Sipas Haxhiut, statutet duhet të ndryshohen për shkak se janë të njëjtat që nga themelimi i këtyre universiteteve dhe ndryshimet duhet të bëhen në atë mënyrë që tu shërbejnë studentëve dhe mësimdhënësve.

“Statutet e Universiteteve publike të reja kanë nevojë që të ketë statute në shërbim të studentëve dhe mësimdhënësve, bazuar në specifikat e fakulteteve. Në fakultetin e Arteve dhe Mjeksës kërkohet diçka tjetër, janë gjëra që nuk mund të jenë në letër por me prezantime publike, siç i bëjnë krejt bota” ka thënë deputeti Haxhiu.