Bekim Jashari aktron humoristin për veshjen e Fjolla Morinës – thotë se sonte do të këndojë një djalë

Bekim Jashari aktron humoristin për veshjen e Fjolla Morinës – thotë se sonte do të këndojë një djalë

Fjolla Morina me paraqitjen e saj mbrëmë në një koncert në Skenderaj, ndezi rrjetet sociale për shkak të veshjes që kishte e fëmijëve të shumtë që ishin pjesë e koncertit, shkruan Insajderi.

Gjatë tërë ditës ka pasur reagime të shumta ndërsa tash ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Jashari, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është përgjegjësi e vetë këngëtares për paraqitjen që ka pas ndërsa ka thënë se e ka imituar Rita Orën.

“Sa i përket paraqitjes skenike të Fjolla Morinës, mbrëmë, është përgjegjësi e këngëtarëve dhe më vjen mirë nga ju media që nëpërmjet kësaj këngëtareje (mbase ka dashur ta imitojë Rita Orën, e që këtë mund ta vlerësojë publiku), t’u zgjohet kureshtja dhe të shkruani e të raportoni për aktivitetet që po ndodhin në Skenderaj”, ka shkruar ndër të tjera Jashari.

Ky organizim ka ardhë në kuadër të manifestimit  “60 ditë – 60 aktivitete”, për diasporën.

“Ideja dhe i gjithë organizimi i aktiviteteve është i Qendrës Rinore Publike, me mbështetje të biznesve lokale, dhe i përkrahur nga unë si kryetar i Komunës”, pohoi ai.

Jashari, në fund ka thënë se shpreson që do të ketë interesim edhe për aktivitetet e tjera./ Insajderi.com