“Bekim Jashari e ka të vështirë fitoren në Skenderaj nëse s’përkrahet nga Vetëvendosja”

“Bekim Jashari e ka të vështirë fitoren në Skenderaj nëse s’përkrahet nga Vetëvendosja”

Njohësi i çështjeve politike në vend, Imer Mushkolaj, thotë se Bekim Jashari e ka të vështirë të fitojë në komunën e Skenderajt, nëse nuk mbështetet nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, transmeton Insajderi.

Mushkolaj ka bërë edhe një ndarje sa i përket komunave tjera, se kush mund të fitojë.

“Eshtë interesant pozicioni i Bekim Jasharit tani, më herët e kemi ditur që atë e ka mbështet PDK-ja. Nëse Bekim Jashari nuk mbështetet prej VV-së e ka vështirë me fitu. Tek Prishtina është jetike për LDK-në të fitojë kryeqytetin por e ka të vështirë me fitu. Në Prizren është gabim i madh i VV-së nëse kandidon sërish Haskukën, do të jetë garë e fortë PDK-VV. Në Ferziaj, Aliu e ka një mbështetje atje, por VV-ja mundet me pasë një kandidaturë atje. LDK-ja ka të rëndësishme ta ruajë Pejën. AAK-ja e ka shumë të rëndësishme Gjakovën po ashtu edhe Rahovecin” tha Mushkolaj.

Ai më tej shtoi se zgjedhjet lokale janë shumë më specifike sesa ato parlamentare dhe se rezultati i tyre do të varet nga shumë faktorë.

“Zgjedhjet lokale janë shumë më specifike se ato parlamentare. Gara do të jetë jashtëzakonisht interesante. Për subjektet opozitare është jashtëzakonisht e rëndësishme të ruajnë disa nga komunat që kanë, dhe kjo shihet edhe në bazë të rikakandidimit të disa kryetarëve aktualë. Për LVV-në pa ashtu është e rëndësishme që të fitojë sa më shumë komuna, për të përligjur atë fitoren e 14 shkurtit në zgjedhjet parlamentare”, shtoi Mushkolaj.

Analisti thotë se gara kryesore do të jetë në komunat më të mëdha. /Insajderi.com