Kandidati i pavarur për komunën e Skenderajt, e ka zgjedhur shtëpinë e tij dhe përmes një sofre, ta përmbyll fushatën zgjedhore, nën praninë e të cilit ishte edhe motra e t" />

Bekim Jashari e mbyll fushatën me Besartën, motrën që u shpëtoi forcave serbe

Bekim Jashari e mbyll fushatën me Besartën, motrën që u shpëtoi forcave serbe

Kandidati i pavarur për komunën e Skenderajt, e ka zgjedhur shtëpinë e tij dhe përmes një sofre, ta përmbyll fushatën zgjedhore, nën praninë e të cilit ishte edhe motra e tij Besarta, e cila i shpëtoi forcave serbe në kohën e luftës.

Ai i ka falënderuar qytetarët e Skenderajt për mbështetjen që ia kanë dhënë gjatë kohës së fushatës.

Jashari thotë se kjo sofër për familjen e tij, e në veçanti për motrën Besartën, ka një rëndësi të madhe, pasi ajo u shpëtoi forcave serbe pikërisht nga kjo sofër.

“Më lejoni që të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për të gjithë qytetarët e Drenicës me të cilët bashkëbiseduam gjatë kësaj fushate, i falënderoj për durimin për mbështetjen dhe mirëpritjen e tyre. Po e përmbylli fushatën elektorale  për zgjedhjet e 22 tetorit në sofrën me familjen time dhe përmes kësaj sofre dua të përçoj mesazhin tim për unitet, mirëqenie për të gjithë  qytetarët e Skenderajt. Kjo sofër për familjen time e në veçanti për motrën Besartën, ka një rëndësi të madhe, sepse zoti e shpëtoi pikërisht në këtë sofër edhe pse armiku provoi ta shuaj sofrën tonë e të shqiptarëve, por nuk ia doli”, tha Jashari para mediave, shkruan Gazeta Express.

Ai ka kërkuar zgjedhje fer, demokratike dhe tha se duhet të fitojë më i miri.